Donov: Do të bëjmë ç'mos që Sileksi ta ndalojë Shkëndijën

Pas disfatës ndaj Vardarit, Sileksi tani pret në fushën e vet ekipin e Shkëndijës, në një përpjekje për t'u rehabilituar dhe për t'u rikthyer menjëherë tek fitoret.

Sfida më e madhe në shtëpi tani është te skuadra e Kratovës, por nga kampi i Sileksit janë optimist se mund të marrë pikët në duelin me skuadrën që ka efektin maksimal.

"Pres një ndeshje cilësore, taktike dhe luftarake. Shkëndija është një nga skuadrat më të mira në Maqedoni dhe kanë efektin maksimal në fillim të kampionatit. Por ne po luajmë në shtëpi dhe do të japim maksimumin që pikët të mbeten në Kratovë. Sileksi do të përpiqet të luajë në stilin e saj të njohur dhe të konkurrojë me Shkëndijen. Pas humbjes nga Vardari, jemi dëshpëruar, por nuk do të lejojmë që të prish atmosferën tonë. Përkundrazi, duhet të na afrojë si ekip, por kjo është prapa nesh dhe tani duhet të fokusohemi në sfidat e radhës dhe të marrim pikë me Shkëndijen”, tha Ilija Donov, lojtari i Sileksit.