Lëndimi, Enis Bardhi do të humbasë miqësoret kundër BeH dhe Turqisë

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Enis Bardhi, do të mungojë në ndeshjet miqësore të ardhshme kundër Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Turqisë për shkak të një dëmtimi në gju.

Bardhi u paraqit në takimin e ekipit kombëtar, por pas ekzaminimeve mjekësore, u përcaktua se ai nuk ishte në gjendje të vihej në dispozicion të trajnerit Goce Sedloski, për ndeshjet kundër Bosnjës dhe Hercegovinës më 29 maj në Sarajevë dhe Turqisë më 1 qershor në Stamboll.