Turneu final i FFM-së, Ligat e Fëmijëve 2025/2026

Në periudhën nga 29 deri më 31 maj, Qendra e Stërvitjes pranë FFM -së 'Petar Miloshevski' do të jetë nikoqire e turneut final të Ligave të Fëmijëve të për sezonin 2025/2026."

Në turneun final do të marrin pjesë 96 ekipe nga e gjithë shteti, të cilat përmes garave rajonale siguruan vend mes më të mirëve. Gjatë programit treditor, mbi 1500 futbollistë të rinj, të lindur nga viti 2013 deri në 2018, do të garojnë në gjashtë kategori moshe.

Janë parashikuar gjithsej 96 ndeshje, të mbushura me entuziazëm fëmijësh, frymë sportive dhe talent futbollistik, ndërsa ekipet dhe individët më të suksesshëm do të shpërblehen në ceremoninë solemne që do të mbahet më 31 maj duke filluar nga ora 12:30.

Pas hedhjes së shortit, është i disponueshëm edhe orari i plotë me terminet e zhvillimit të ndeshjeve.

Federata e Futbollit e Maqedonisë u uron një paraqitje të suksesshme të gjithë pjesëmarrësve dhe fton të gjithë dashamirët e futbollit të bëhen pjesë e këtij spektakli rinor futbollistik dhe t’i ndjekin drejtpërdrejt ndeshjet në Qendrën e Stërvitjes së FFM-së 'Petar Miloshevski'."