Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) njofton se është marrë vendim për ndërprerjen e kontratës me Lupço Trajkovskin, i cili aktualisht është drejtor sportiv i KF Tikvesh, dhe gjithashtu ishte punësuar si trajner në Akademinë Sportive të FFM-së për gjeneratën 2011 dhe asistent i trajnerit Goran Stankovski në ekipin kombëtar nën 15 vjeç.
FFM shpreh mirënjohjen e saj ndaj Ljupço Trajkovskit për angazhimin dhe kontributin e tij në punën me futbollistët e rinj, duke i uruar suksese në karrierën e tij të ardhshme.





