FFM dhe Ladna Voda në një partneritet të ri

Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe Ladna Voda nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, me ç’rast kompania “Magroni” bëhet partneri i ri i përfaqësueseve të Maqedonisë.
Bashkëpunimi është pjesë e përkushtimit të FFM-së për të siguruar kushte më të mira për ekipet kombëtare, por edhe e përgjegjësisë së kompanive për të mbështetur projekte me rëndësi për sportin dhe shoqërinë.
Filip Popovski – Federata e Futbollit të Maqedonisë:
„Çdo kompani që e njeh nevojën për të investuar në përfaqësuesen dhe në krijimin e kushteve më të mira është partner i rëndësishëm për ne. Ladna Voda e njohu vizionin tonë dhe jemi të kënaqur që së bashku do ta ndërtojmë këtë bashkëpunim.“
Gjorgji Naçevski, përfaqësues i Magronit:
„Kombëtarja e futbollit është një nga simbolet më të mëdha sportive të Maqedonisë. Si kompani, dëshirojmë të kontribuojmë konkretisht në punën dhe zhvillimin e saj. Këtë partneritet e shohim si përgjegjësinë tonë ndaj sportit dhe komunitetit.“
Bashkëpunimi me Ladna Voda do të jetë mbështetje shtesë për përfaqësueset dhe për krijimin e kushteve në të cilat futbolli i Maqedonisë mund të vazhdojë të zhvillohet.