Në ndeshjen e fundit të turneut zhvillimor të UEFA-s për vajza deri në 15 vjeç, përfaqësuesja e Maqedonisë u mposht nga Turqia me 4:0.
Me këtë triumf, përfaqësuesja e Turqisë e fitoi vendin e parë në turne, ndërsa në vendin e dytë u rendit Mali i Zi, i cili në raundin e fundit triumfoi me 2:1 në përballjen me Moldavinë.
Pas tri raundeve të zhvilluara, futbollistet moldave e fituan vendin e tretë falë fitores në duelin ndaj Maqedonisë, e cila e përfundoi paraqitjen në Turnovë dhe Strumicë në vendin e fundit.




