Pas takimit të presidentëve të anëtareve të UEFA‑së me presidentin dhe Komitetin Ekzekutiv të UEFA‑së, Federata e Futbollit e Maqedonisë mori vendim të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për rizgjedhje si president i FIFA‑së për periudhën 2027–2031.
Për vendimin, FFM-ja dërgoi edhe një njoftim zyrtar me shkrim.
Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të zhvillimeve të fundit dhe mënyrës se si udhëhiqet FIFA, veçanërisht në aspektin e qeverisjes së mirë, integritetit institucional dhe transparencës në marrëdhëniet me federatat kombëtare.
FFM vlerëson se besimi, llogaridhënia dhe dialogu i hapur duhet të jenë themeli i menaxhimit të futbollit botëror. Interesat më të mira të futbollit dhe zhvillimi i tij duhet të jenë gjithmonë në vend të parë.
Si anëtare e UEFA‑së, FFM-ja mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj parimeve dhe vlerave të përbashkëta të futbollit evropian dhe do të vazhdojë të qëndrojë së bashku me të gjitha federatat kombëtare që angazhohen për mbrojtjen, zhvillimin dhe përparimin e futbollit.
Ne mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, me një qëllim të vetëm, mbrojtjen dhe avancimin e interesave të futbollit.





