Tanevski përcaktoi përbërjen e Maqedonisë U-20 për Lojërat Mesdhetare në Taranto

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-20 do të jetë pjesë e Lojërave Mesdhetare ‘Taranto 2026’, ku në fazën e grupeve do të përballet me Marokun, Tunizin dhe Turqinë..

Të zgjedhurit e selektorit Aleksandar Tanevski i presin tre ndeshje në grup, ndërsa paraqitja në Taranto do të jetë një përvojë e rëndësishme ndërkombëtare për futbollistët tanë. Maqedonia është në Grupin A, së bashku me Marokun (26.08), Tunizinë (22.08) dhe Turqinë (24.08). Qëllimi në fazën e grupeve do të jetë sigurimi i një renditjeje sa më të mirë dhe vend në fazën finale të turneut.

Selektori Aleksandar Tanevski për ndeshjet në Taranto do të llogarisë tek këta futbollistë:

Portier: Stefan Jovanovski (Mlada Boleslav), Çeki, David Iloski (Pelister).

Mbrojtës: Zlatko Radeski (Teteks), Adis Murati (Bashkimi), David Golubov (Detonit), Luka Atanasovski (Teteks), Andrej Velkov (Tikvesh), Andrej Murdjeski (Skopje).

Mesfushorë Omar Beroviq (Skopje), Nikola Manojlov (Sileks), Viktor Delov (Belasica), Emir Shabotiq (Detonit), Harun Nezirovski (Helsinborg).”

Sulmues: Dimitar Danev (Vardar), Salim Arifi (Mitrovicë), Marko Nikolovski (Ohrid Lihnidos), David Mateski (Ohrid Lihnidos), Andrej Stojanovski (Skopje).

Lojërat Mesdhetare në Taranto mbahen në gusht dhe shtator të vitit 2026, ndërsa turneu i futbollit është një nga sportet në programin e Lojërave.