Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) sot regjistroi një donacion rekord të pajisjeve sportive për ekipet nga kategoritë e të rinjve në sistemin garues të FFM-së. Gjithsej 42 ekipe që garojnë në Super Ligën e të Rinjve, Ligën e Dytë dhe të Tretë të të Rinjve morën 44 komplete pajisjesh (Tuta sportive, bluza dhe pantallona të shkurtra stërvitore dhe çanta), si dhe 30 topa futbolli.
Gjithsej 1,848 fëmijë janë të përfshirë në këtë donacion, vlera e të cilit është afërsisht 150,000 euro, të siguruara tërësisht nga fondet e FFM-së.

Presidenti i FFM-së, Masar Omeragiq, së bashku me Goran Pandev, Agim Ibraimi dhe Gjorgi Hristov, përshëndetën përfaqësuesit e klubeve të pranishëm në "Shtëpinë e Futbollit" dhe dërguan një mesazh për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.
"Jemi veçanërisht krenarë që po u dorëzojmë 42 ekipeve pajisje sportive për kategoritë e të rinjve, pra pajisje për 1.848 fëmijë nga klubet e të rinjve. Kjo është hera e parë që FFM bën një donacion të kësaj madhësie për kategoritë e të rinjve, gjë që edhe një herë konfirmon angazhimin tonë për të ardhmen. Qëllimi ynë është i qartë, që lojtarët e rinj të futbollit të kenë kushtet më të mira të mundshme për zhvillim, dhe që klubet të jenë të lira nga kostot shtesë. Dua të theksoj se këto pajisje janë të destinuara ekskluzivisht për fëmijët dhe klubet nuk kanë të drejtë t'u faturojnë prindërve për to. FFM do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar ata që investojnë në futbollin e të rinjve, sepse e ardhmja e lojës sonë qëndron pikërisht tek këta fëmijë."

Me këtë donacion, FFM-ja edhe një herë konfirmon strategjinë e saj për mbështetje sistematike dhe zhvillim të futbollit të të rinjve, si themel për sukseset e ardhshme në ekipin e përfaqësueses së Maqedonisë dhe në skenën evropiane të klubeve.
Më poshtë janë ekipet që morën pjesë në shpërndarjen e pajisjeve sportive dhe topave të futbollit nga donacioni i FFM-së:
SUPERLIGA E PARË:
AP Brera Strumica, Vardari, Pelisteri, Rabotniçki, Shkëndija, Maqedonia Gj.P. Shkupi, New Stars, Ohrid Lihnidos, Bregalnica 2008, Teteksi, Skopje, Struga Trim Lum, Arsimi, Bashkimi dhe Tikveshi;
Liga e Dytë:
Pobeda, Bellasica, Detonit Plaçkovica, Sileksi, Renova, SSK Nova, Shkëndija (H), Kumanovë, Kul Zdravje, Kozhuf Gjevgjeli;
Liga e Tretë - Pionierët:
Bixho Kumanovë, Grozdanovski, Novaci, Uskana Kërçovë, Golemo Konjari, Prespë, Luboten, Kamenicë SASA, Sloga 1934, Malesh, Osogovo, Rudar Probishtip, Borec 1919, Vardar Negotinë;
Liga e Tretë – Pionierët e Rinj:
Bixho Kumanovë, Grozdanovski, Novaci, Uskana Kërçovë, Golemo Konjari, Prespë, Luboten, Kamenicë SASA, Sloga 1934, Malesh, Osogovo, Rudar Probishtip, Borec 1919, Vardar Negotinë;
Për ekipet e Ligës së Tretë, pajisjet dhe topat e futbollit do të shpërndahen deri në fund të kësaj jave.






