Tikveshi dhe Brera mbyllnë takimin e tyre pa gola, në kuadër të raundit të katërt të Ligës së Parë. Kjo është ndeshja e dytë në shtëpi që Tikveshi e mbyll me barazim pas përballjes me Rabotniçkin në ndeshjen hapëse të sezonit.
Tikveshi ishte më aktiv, kishte më shumë posedimin e topit, por AP Brera mbeti në bllokun e fortë dhe dinte se çfarë donte nga kjo ndeshje dhe ajo ishte të mbetet e pamposhtur.
Të dyja ekipet meritonin më shumë se një pikë për shpirtin e tyre luftarak, por për të triumfuar, ato ende duhet të tundin rrjetin e kundërshtarit.
Tikveshi mund të pendohet për mundësitë serioze të Sadikut dhe Stojanovit, Brera gjithashtu pati fat, duke pasur parasysh që topi përfundonte në kornizën e portës, por rezultati nuk ndryshoi.
Tikveshi dhe Brera kanë grumbulluar nga dy pikë secila pas katër xhirove dhe do ta shfrytëzojnë pushimin ndërkombëtar për përgatitje shtesë, duke pasur parasysh se ende nuk mund të mburren me një fitore në kampionatin e ri.





