Sot, në Stadiumin e Qytetit në Radovish, u zhvillua eventi i tretë i fushatës së futbollit për femra, që është mbështetur nga FIFA.
Më shumë se 50 vajza nga shkollat fillore Nikola Karev dhe Krste Petkov Misirkov nga Radovishi, Orce Nikolov nga fshati Injevo, Koço Racin nga fshati Podareš dhe Kiril i Metodij nga fshati Raovica, për herë të parë u njohën me bukuritë e lojës së futbollit përmes lojërave argëtuese në fushën kryesore të stadiumit në Radovish dhe u bënë pjesë e familjes së madhe të futbollit.

Komuna e Radovishit u dëshmua si nikoqire e shkëlqyer përmes mbështetjes në organizimin e ngjarjes dhe dëshmoi se është vërtet një komunë që investon në mënyrë vetëmohuese në zhvillimin e sportit për më të rinjtë.

Ngjarjen e hapën përgjegjësi për sportin në Komunën e Radovishit dhe anëtari i Bordit Drejtues të FFM-së, Stanko Mançevski, së bashku me ambasadoren e fushatës, futbollisten e përfaqësueses së Maqedonisë, Melanija Grozdanova.





