Përfaqësuesja e vajzave të Maqedonisë deri më 17 vjeç, në fund të këtij muaji, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Malit të Zi.
Ndeshjet do të luhen në Kolashin, më 22 dhe 24 shtator. Fillimi i duelit të parë është caktuar për orën 13:30, ndërsa i dyti do të nisë në orën 11:00.
Grumbullimi i kombëtares është caktuar për ditën e dielën, më 20 shtator, ndërsa përzgjedhësja Katerina Mileska, para nisjes, do të zhvillojë një stërvitje.
Për dy ndeshjet kundër Malit të Zi janë ftuar futbollistet e mëposhtme:
- Аnja Stojmilovska (Portiere) KFV Koçani
- Magdalena Ilomanoska (Portiere) KFV Pelister
- Marija Klimoska (Mbrojtje) Bresha Femminile
- Lina Micovska (Mbrojtje) KFV Koçani
- Sofija Veliçkovska (Mbrojtje) KFV Reçica
- Simona Boshkovska (Mbrojtje) KFV Luboteni
- Emilija Ivkoviq (Mbrojtje) KFV Skopje
- Nina Manasieva (Mbrojtje) KFV Koçani
- Stefani Bogdanovska (Mbrojtje) KFV Haken
- Tamara Atanasovska (Mbrojtje) KFV Skopje
- Anja Karanfillovska (Mesfushore) KFV Istatov
- Marija Velinovska (Mesfushore) KFV Koçani
- Dushica Lazarevska (Mesfushore) KFV Cevitana
- Keila Alioska (Mesfushore) Team AFF FFV
- Elena Naumoska (Mesfushore) KFV Skopje
- Jana Milloshevska (Mesfushore) KFV Skopje
- Sofija Velinova (Sulmuese) KFV Koçani
- Ana Marija Velevaçkoska (Sulmuese) KFV Cevitana
- Lana Spasovska (Sulmuese) KFV Reçica
- Glorija Todorov (Sulmuese) KFV Skopje





