Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) i uron KF Shkëndija suksese në ndeshjen e sonte në Ligën e Kampionëve kundër Karabakut.
Ne besojmë te skuadra dhe shpresojmë që ajo do të vazhdojë të na kënaqë me performancat e saj në kupat evropiane. Në pritje të ndeshjes së sonte, u bëjmë thirrje të gjithë tifozëve dhe dashamirësve të futbollit të brohorasin në mënyrë sportive.
U bëjmë thirrje të gjithë të pranishmëve të mos i nënshtrohen provokimeve dhe të shmangin fyerjet mbi çfarëdo baze. Vetëm me lojë të ndershme, sjellje dinjitoze dhe bashkim, hap pas hapi, mund të dëshmojmë se futbolli në Maqedoni mund të përparojë, brenda dhe jashtë fushës.
Futbolli bashkon.
Nuk duhet të lejojmë që provokimet dhe fyerjet të vijnë para futbollit, sportit dhe vlerave njerëzore. Le të tregojmë se dimë të bëjmë tifo me pasion, por edhe me respekt. Futbolli është në vend të parë!





