Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsalit e fillon rrugën e saj drejt finaleve të Kampionatit Botëror që do të mbahet në vitin 2028 duke marrë pjesë në një turne parakualifikues.
Përfaqësusja e Maqedonisë do të jetë pjesë e grupit C dhe do të përballet me ekipet kombëtare të Lituanisë, Turqisë dhe Bullgarisë.
Turneu organizohet nga Lituania, dhe një vend në raundin tjetër e sigurojnë dy ekipet e para në grup dhe sipas kalendarit, ndeshjet janë planifikuar nga data 6 deri më 15 prill.
Një total prej 36 ekipesh nga Evropa do të marrin pjesë në raundin kryesor, i cili do të ndahet në 12 grupe me nga tre ekipe kombëtare secili, dhe në këtë fazë, ndeshjet do të luhen në fushën e tyre, si në shtëpi ashtu edhe jashtë.
Kampionati Botëror i Futsalit do të mbahet nga 7 deri më 29 tetor 2028, dhe FIFA ende nuk e ka përcaktuar vendin pritës.

PARAKUALIFIKIMET PËR KAMPIONATIN BOTËROR TË FUTSALLIT 2028
GRUPI A: Danimarkë (mikpritëse), Andorrë, Maltë, Skoci
GRUPI B:Suedi, Angli (nikoqire), Zvicër, Irlandë e Veriut
GRUPI C: MAQEDONI, Lituani (nikoqire), Turqi, Bullgari
GRUPI D: Kosovë, Mali i Zi, Austri, Gjibraltar
GRUPI E: Letoni, Shqipërië, Qipro, San Marino
GRUPI F: Greqi, Norvegji, Izrael, Estoni





