Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsalit fillon sot përgatitjet për pjesëmarrje në fazën e parë të kualifikimeve për Kupën e botës.
Përzgjedhësi i Maqedonisë, Gazmend Hysejini do të ketë 15 lojtarë në dispozicion për mini-përgatitjet para nisjes për në Lituani. Në këtë listë janë përfshirë:
- Petrovski Antonio
- Stojanovski Ivan
- Blagojevski Mario
- Jasir Zekiri
- Ramadani Berat
- Ramadan Jakupi
- Erkan Seferi
- Janev Bojan
- Ismaili Taulant
- Janev Dimitar
- Krstevski Ivan
- Sadat Ziberi
- Toni Kirevski
- Igor Leovski
- David Ristovski

Ekipi i trajnerit Hysejini do të stërvitet në Shkup deri më 7 prill, pas së cilës do të niset për në Lituani, ku do të luajë tri ndeshje në periudhën mes 9 dhe 12 prillit.
Kundërshtari i parë në raundin e nëntë është Bullgaria, dhe sfida do të fillojë në orën 16:30. Të nesërmen, në të njëjtën kohë Maqedonia përballet me ekipin kombëtar të Turqisë, ndërsa më 12 prill, Maqedonia do të takohet me Lituaninë. Ndeshja fillon në orën 17:30.
Ndeshjet do të zhvillohen në Drushkininkai, një qytet që është 130 kilometra larg kryeqytetit Villnus.
Fituesit e dy vendeve të para në grup sigurojnë një vend në raundin kryesor të kualifikimeve për Kampionatin e botës.





