Luhet xhiroja e 25-të e kampionatit vendor elitar dhe në të përfshihet edhe derbi i vogël i Shkupit në të cilin Makedonija Gj.P. në rolin e mysafirit do të përballet me Vardarin.
Si ta përshkruhet ndryshe ky duel përveç se do të jetë një ndeshje tjetër në të cilën pikët janë të domosdoshme për të dy kampet.
Makedonija Gj.P.. aktualisht nuk mund të humbas. Nuk mund ta përballojë këtë luks, sepse klubit do t'i ndodhë më e keqja, që do të thotë se mund të bjerë nga kategoria.
"Askush nuk do ta donte që kjo të ndodhte. As nuk mendojmë për një zhvillim të tillë të ngjarjeve. Nuk ka mundësi tjetër për ne, por vetëm luftë deri në fund. Makedonija Gj.P., do të luftojë deri në fund. Në çdo ndeshje, në çdo fushë, kundër çdo kundërshtari" - thotë Filip Stojçevski.
“Luanët” aktualisht janë në poyitën e 9-të në tabelë me 23 pikë, ndërsa Vardari është lider me 58 pikë. Ndeshja në stadiumin Torodor Proeski fillon në orën 15:30.





