Gafuri: Të forkusuar jemi drejt fitores përballë Shkupit!

Arsimi takohet nesër me Shkupin në kuadër të xhiros së 19-të të kampionatit të futbollit. Pas dy humbjeve në fillim të sezonit pranveror, skuadra ka një objektiv të qartë, dhe ai është të kthehet te fitoret.

Përpara kësaj ndeshjeje të rëndësishme, futbollisti Argjent Ghafuri ndau pritjet e tij:

“Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Shkupit. Edhe pse aktualisht nuk janë në pozicionin më të favorshëm në tabelë dhe nuk po kalojnë periudhën më të mirë, kjo nuk e ndryshon aspak respektin tonë për ta. Shkupi është një klub me histori, traditë dhe cilësi në skuadër. Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e vështirë dhe do të japim maksimumin në fushë. I respektojmë çdo kundërshtar, por fokusi ynë është te loja jonë, te një rezultat pozitiv dhe te vazhdimi i rrugës drejt ambicieve tona.”

Ndeshja Shkupi - Arsimi do të luhet sot duke filluar nga ora 14:00.