Dy fitore nga dy ndeshje në pjesën pranverore ka skuadra e Shkëndijës. Fillimin e mirë të gjysmës së dytë të sezonit tani dëshiron ta vazhdojë edhe me ndeshjen si mysafire në Kratovë kundër Sileksit. Ekipi tetovar në këtë duel hyn pas paraqitjes evropiane dhe ndeshjes kundër Samsunsporit në Ligën e Konferencës, prandaj kampioni aktual nuk pati shumë kohë për përgatitje."
Megjithatë, në kampin e Shkëndijës shpresojnë se do ta vazhdojnë serinë e fitoreve në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë, dhe se do të mbeten në garë për mbrojtjen e titullit
Nuk patëm shumë kohë për t’u përgatitur për këtë ndeshje, sepse luajtëm një ndeshje të vështirë dhe lodhshme në Evropë. Luajmë ndeshje që kërkojnë shumë energji, por tani jemi maksimalisht të fokusuar te dueli me Sileksin. Të gjithë jemi të përgatitur për këtë ndeshje dhe duam të arrijmë një rezultat pozitiv. Pjesën pranverore të sezonit e filluam shumë mirë, me dy fitore, dhe duam të vazhdojmë kështu. Skuadra e Sileksit është cilësore, por ne shkojmë për fitore," tha futbollisti i Shkëndijës, Aleksandar Trumçi."





