Goce Sedloski është trajneri i ri i përfaqësueses "A" të Maqedonisë

Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) në seancën e sotme vendosi të zgjedhë një trajner të ri për përfaqësuesesn "A" të Maqedonisë. Dhe trajneri i ri është emëruar Goce Sedloski.

Anëtarët e organit më të lartë të FFM-së morën vendimin për të zgjedhur një trajner të ri të përfaqësueses "A" të Maqedonisë, me propozim të Komitetit për Zgjedhjen e Trajnerit, i përbërë nga Masar Omeragiç- president i FFM-së, Goran Pandev - Drejtor i ekipave kombëtare, Nikollçe Noveski, kryetar i Shërbimit të Vëzhgimit të FFM-së, Agim Ibraimi - anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së dhe Marjan Stojkovski - zëvendëspresident i FFM-së.

Goce Sedloski është një nga emrat më të njohur në historinë e futbollit në Maqedoni. Si futbollist, ish-kapiteni i ekipit kombëtar arriti 100 paraqitje për Maqedoninë dhe shënoi 8 gola, duke e bërë atë futbollistin e parë nga Maqedonia që regjistron 100 paraqitje për përfaqësuesen "A" të Maqedonisë.

Sedloski ka gjithashtu përvojë të mëparshme në stafin e trajnerëve të ekipit kombëtar. Në gusht të vitit 2012, ai drejtoi përfaqësuesen "A" të Maqedonisë si kryerës i përkohshëm dhe përzgjedhës në ndeshjen miqësore kundër Lituanisë në Shkup (1:0).

Në karrierën e tij si trajner, Goce Sedloski ka punuar si ndihmës dhe ushtrues detyre i trajnerit të Maqedonisë, ndërsa në nivel klubesh ka drejtuar Horizont Turnovo, Vardarin, Riga (Letoni), Shiroki Brijeg (Bosnjë dhe Hercegovinë), ekipin e dytë të Dinamo Zagrebit (Kroaci), FC Shkupi, Vllaznia (Shqipëri).

Në karrierën e tij si trajner deri më tani, Sedloski ka fituar tre tituj kampionë, me FK Vardar në sezonet 2015/16 dhe 2016/17, me FC Shkupin në sezonin 2021/22, si dhe titullin e Kupës me KF Vardar në sezonin 2024/25.

Si futbollist, ai pati një karrierë të pasur duke luajtur për disa klube në Maqedoni dhe jashtë saj. Ai filloi hapat e tij profesionalë në Bratstvo Gorno Konjari dhe Pitu Guli Krushevë, pas së cilës luajti për Pobeda Prilepin, ku tërhoqi vëmendjen me performancat e tij. Ai vazhdoi karrierën e tij te Hajduk Spliti dhe Dinamo Zagreb në Kroaci. Sedloski është gjithashtu i huaji i parë që mban shiritin e kapitenit për Dinamo Zagreb. Më pas luajti për Shefield Wednesday në Angli. Ai e plotësoi përvojën e tij ndërkombëtare me paraqitje në Vegalta Sendai (Japoni), Diyarbakirspor (Turqi) dhe Mattersburg (Austri), duke ndërtuar një karrierë të respektueshme futbollistike.

Federata e Futbollit të Maqedonisë beson se përvoja, autoriteti dhe njohuritë e thella të Goce Sedloskit për futbollin në Maqedoni do të kontribuojnë në stabilitetin, vazhdimësinë dhe përparimin e ekipit kombëtar në periudhën e ardhshme.

Promovimi zyrtar i Goce Sedloskit si trajner kryesor i përfaqësueses "A" të Maqedonisë është planifikuar për nesër (e martë), duke filluar nga ora 11:30, në hotelin Hilton në Shkup.