Goce Sedloski publikoi listën për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve

Përzgjedhësi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Goce Sedlloski, publikoi listën e futbollistëve të ftuar për katër ndeshjet e ardhshme të edicionit të ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Maqedonia e hap ciklin më 26 shtator kundër Zvicrës në Shkup, pas së cilës pason ndeshja si mysafire ndaj Sllovenisë më 29 shtator në Lubjanë, ndeshja në shtëpi kundër Skocisë më 3 tetor dhe dueli i dytë me Zvicrën, në transfertë në Lucernë më 6 tetor.

Sedlloski vendosi për një listë prej 28 futbollistësh, mes tyre katër debutues: Anes Meljiçi nga Shkëndija, Gjorgje Xhekov nga Sileksi, Matej Gashtarov nga Crvena Zvezda dhe Hristijan Maleski nga Struga Trim Lum. Për shkak të një dëmtimi, ndeshjet do t’i humbasë mbrojtësi i Levski-t, Nikola Serafimov.

Portier: Stole Dimitrievski (Valencia, Spanjë), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka, Bosnje dhe Hercegovinë), Davor Taleski (Vardar);

Mbrojtës: Gjoko Zajkov (Ajman, Emiratet e Bashkuara Arabe), Anes Meljiçi (Shkëndija), Visar Musliu (Sint-Truiden, Belgjikë), Gjorgje Xhekov (Sileks), Mario Mladenovski (Varaždin, Kroaci), Bojan Ilievski (Tirana, Albania), Andrej Stojçevski (Slovacko, Slovakia), Sebastian Herrera (Borac Banja Luka, Bosnje dhe Hercegovinë), Ezgjan Alioski (Lugano, Zvicër), Din Alomeroviq (UTA Arad, Rumani);

Mesfushor: Jani Atanasov (Aktobe, Kazakistan), Agon Elezi (Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë), Boban Nikolov (Vardar), Luka Stankovski (Kolos Kovalivka, Ukrainë), Tihomir Kostadinov (Slovacko, Sllovaki), Elif Elmas (Atalanta, Itali), Enis Bardi (Konyaspor, Turqi), Matej Gashtarov (Crvena Zvezda, Serbi), Ljupçe Doriev (Sogdiana, Uzbekistan), Darko Çurlinov (Pogon Szczecin, Poloni), Dimitar Mitrovski (Olimpija Ljubljana, Slloveni);

Sulmues: Elmin Rastoder (Panathinaikos, Greqi), Bojan Miovski (Rangers, Skoci), Azer Omeragiq (Vardar), Hristijan Maleski (Struga Trim Lum);

Sedlloski do të ketë një program jashtëzakonisht të ngjeshur në këtë dritare të përfaqësueseve, me katër ndeshje në vetëm 11 ditë. Pikërisht për këtë arsye, lista më e gjerë duhet t’i mundësojë më shumë hapësirë për rotacion dhe përzgjedhjen e zgjidhjeve të ndryshme gjatë ciklit.

Maqedonia në edicionin e ri të Ligës së Kombeve garon në grupin B1, së bashku me Zvicrën, Slloveninë dhe Skocinë.