Futbollisti i Arsimit, Marsel Goni, mbetet plotësisht i përqendruar dhe i motivuar përpara sfidës kundër AP Brerës në Strumicë, duke theksuar se skuadra udhëton me një objektiv të qartë, për fituar pikë.
"Jam i lumtur për golin e shënuar dhe për fitoren kundër Vardarit, sepse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ajo fitore na solli vetëbesim shtesë, por tani e gjithë vëmendja jonë është përqendruar te ndeshja e sotme", tha Goni.
Sipas tij, Arsimi është gati për sfidën e radhës dhe do të paraqitet me një mentalitet luftarak:
"Ne do të përballemi me një kundërshtar të fortë në Strumicë, por ne do të shkojmë të përgatitur dhe të përqendruar. Do të hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin në çdo minutë dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Çdo pikë është e rëndësishme dhe ne e dimë shumë mirë këtë."
Së fundmi, spanjolli Goni falënderoi tifozët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
"Mbështetja nga tifozët është shumë e rëndësishme për ne. Ne e ndiejmë forcën e tyre edhe në ndeshjet jashtë fushe dhe do të luftojmë për t'i bërë krenarë."
Ndeshja midis AP Brera dhe Arsimi do të luhet në stadiumin e qytetit Mladost në Strumicë., në orën15:30





