Goran Staniç: keqardhje për humbjen!

Maqedonia U21 ka regjistruar disfate nga Italia me rezultatin 0:1, ndeshje kjo e zhvilluar në Manastir e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Ndonëse kishim lojtarë më tepër në fushë, që nga minuta e 35-të, axurrët e rinjë na shënuan gol dhe shkuab me fitore.

Në konferencën për media pas ndeshjes, seleksionuesi Goran Staniç analizoi ndeshjen

Së pari falenderoj qytetin e Manastirit për organizimin e shkëlqyer. Italia është favorite e grupit, kjo tanimë është e qartë. Fillimi i ndeshjes ishte i vështirë për ne, njësoj si me Poloninë, me respekt të tepruar për kundërshtarin. Me vonë u çliruam dhe luajtëm shumë më mirë. Kishim momente kur ishim të barabartë, me më kualitatet më të mirë.Për fat të keq, ishim të dënuar duke mos qënë të kujdesshëm para zonës tonë. Italianët nuk falin momente të tilla duke shënuar.

Përfaqësuesja e të rinjëve të Maqedonisë, ndeshjet e radhës do ti zhvilloj gjatë muajit tetor përball Armenisë dhe Malit të Zi.