Përfaqësuesja e Maqedonisë deri ml 21 vjeç ka pësuar disfatë nga kombëtarja e Italisë në ndeshjen e javës e dytë të eliminatorëve për kampionatin Evropian.
Pas humbjes nga Polonia, të përzgjedhurit e seleksionuesit Goran Staniç në fushën në Manastir pësuan edhe nga favoritët e Italisë me rezultatin 0:1.
Ndeshjen në stadiumin Petar Miloshevski e ndoqën afro 8000 shikues, por gezimi ishte për Italianët, të cilët edhe pse luajtën me një lojtarë pak, në fund ia dolën të triumfojnë.
Italianët kaluan në avantazh përmes Marianuçit, i cili u gjend i vetem pas një tollovie para zonës sonë duke na denuar me gol në portën e portierit Vasilev.

Maqedonia pas hyrjes në lojë të Dashmir Elezit dhe Martin Gjeorgjievskit filloi të këndellët, me çrast përmes Hamzës, Nikollovskit dhe Gashtarovit tentoi të shënoj, por sërisht mungoi realizimi.
Në minutën e 55-të, futbollistët tanë kërkuan penallti luajtje me dorë nga Idrizi, por arbitri nuk pranon goditje prej 11 metrash.

Edhe përkundër mbështetjes pa rezervë te tifozërisë , Skuadra U21 në fund ngelë pa pikë përball Italisë mjaftë cilësore.
Maqedonia-Italia 0:1(0:1)
Stadiumi: “Petar Miloshevski” – Manastir
Shikues: 8,000
Shënues: Marianucci 35' (I)
Maqedonia: Vasilev, Dailoski (Elmas 84'), Meliqi, Xhekov, Memetriza, Angelov (Gorgievski 69'), Zendelovski (Elezi 46'), Gashtarov, Danev, Trajkov, Nikollovski.
Itali: Motta, Morruzzi, Chiarodia, Marianucci, Palestra, Ndour, Lipani, Pisilli (Dagaso 83'), Coleosho (Peruini 76'), Raimondo, Pafundi (Idrizi 29').






