Futbollistët e Skopjes e shfrytëzuan pushimin e kombëtareve për t’u përgatitur më mirë, ndërsa morën edhe një drejtues të ri në stafin teknik, Ivan Varadinovski, i cili erdhi në vend të Muarem Muaremit. Ata shpresojnë se pas pushimit do të nisin një cikël të ri me rezultate shumë më të mira, ndërsa sot i pret një sprovë e madhe.
Në stadiumin „Zhelezarë“ vjen kampioni aktual Vardari, ndërsa Skopje do të përpiqet ta mbrojë fortesën e vet.
„U përgatitëm mirë gjatë kësaj periudhe të pushimit të kombëtareve, pati edhe ndryshime në klub dhe shpresojmë se do të nisim një seri rezultatesh më të mira. Na vjen në vizitë Vardari dhe motivimi tek ne është i madh për të zhvilluar një ndeshje cilësore dhe për ta ndalur kampionin. Do të japim gjithçka nga vetja për ta befasuar favoritën“, thotë mesfushori Tomçe Grozdanovski, i cili erdhi si një nga përforcimet për Skopjen këtë sezon.
Ndeshja mes Skopjes dhe Vardarit është caktuar për në orën 15:00 në stadiumin „Zhelezarë“, ndërsa do ta gjykojë Furkan Idrizi.





