Përfaqësuesja e Maqedonisë U-16 mposhti kombëtaren e Malit të Zi me rezultatin 3:0 në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në stadiumin "Biljanini Izvori" në Ohër. Ekipi i të rinjve të Maqedonisë dominoi ndeshjen, me golat e shënuar nga Velevski, Krstevski dhe Ristiç.
Trajneri i Maqedonisë U-16, Ilami Isejni, shprehi kënaqësi për performancën, duke theksuar se kjo gjeneratë është premtuese dhe do të përparojë në periudhën para kualifikueseve.
"Luajtëm një ndeshje të mirë. Ishim luftarakë dhe të zgjuar në lojën tonë gjatë gjithë ndeshjes. Dominuam kundër një skuadre që nuk është aspak naive. Kjo është humbja e tyre e parë në vitin e fundit. Kjo gjeneratë e jona është premtuese, kam besim të madh te lojtarët. Në periudhën e ardhshme, do të përpiqemi të rrisim konkurrencën në ekip, sepse vetëm në këtë mënyrë do të përmirësojmë cilësinë tonë."
"Këto janë ndeshje testuese, dua t'i shoh dhe t'u jap një shans të gjithë lojtarëve. Kualifikimet për këtë brez janë vitin tjetër. Jam i bindur se do të përparojmë, dua lojtarë me karakter dhe po e ndërtojmë ekipin në atë drejtim."
Më 21 gusht në orën 11:00, Maqedonia U-16 dhe Mali i Zi do të luajnë ndeshjen e dytë miqësore në Ohër.






