Përfaqësuesja e Maqedonisë e vajzave të futboll nën 19 vjeç, u nis sot për në Gllasgou, ku nga 10 deri më 16 prill do të jetë pjesë e kualifikueseve elitare për Kampionatin Evropian.
Përveç vendit nikoqir, Skocisë, në grup bëjnë pjesë edhe ekipet kombëtare të Norvegjisë dhe Austrisë. Tre ekipet kombëtare konsiderohen ndër më të mirat në Kontinentin e Vjetër dhe ndeshjet e ardhshme do të jenë një sfidë e madhe për këtë brezë të talentuar.
"Kemi një grup të vështirë, por në këtë fazë të kualifikimeve të gjithë kundërshtarët janë të cilësisë së lartë. Pres që lojtarët të luajnë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe në çdo ndeshje të përpiqen të mposhtin kundërshtarët e favorizuar. Nuk kemi ndërmend të dorëzohemi para kohe, hyjmë në çdo ndeshje me dëshirën për të luajtur në nivelin më të lartë të mundshëm dhe për të treguar veten në performancën më të mirë të mundshme", tha Izov.

Një problem tjetër me përbërjen e ekipit është sigurisht mbivendosja e datave me ndeshjet e pwrfaqësuesjes A të Maqedonisë, në të cilin luajnë një pjesë e madhe e lojtareve..
"Në marrëveshje me përgjegjësit në Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe selektoren e ekipit të të rriturve, katër nga lojtaret më të mira të kësaj skuadre, Melanija Grozdanovska, Eva Veliçkovska, Teona Golabovska dhe Mila Paneva, do të jenë pjesë e përfaqësuese A të Maqedonisë, që do të përballet me Hungarinë javën e ardhshme. Për ne, ky do të jetë një hendikep i madh, por disa lojtare më të reja që duhet të jenë pjesë e ekipeve kombëtare në të ardhmen do të kenë një shans", vazhdoi udhëheqësi i ekipit kombëtar.

Pjesëmarrja në këtë turne është vazhdim i serisë së rezultateve të shkëlqyera të ekipeve të të rinjve, dhe është fryt i punës jo vetëm në ekipet kombëtare, por edhe në klubet në vend.
"Pas suksesit të Maqedonisë U-17, i cili ishte pjesë e kualifikimeve të elitës, ekipi i Maqedonisë U-19 tani është ndër ekipet më të mira kombëtare në Evropë. Këto dy breza konfirmojnë se mund të presim ditë më të mira për ekipin e femrave, dhe shpresoj gjithashtu që trendi i rezultateve të mira në kategoritë e të rinjve të vazhdojë. Këto dy ekipe kombëtare duhet të jenë baza nga e cila do të nxirren lojtare për ekipin e senioreve dhe pres që ne të formojmë një ekip kombëtar A cilësor që do të ishte konkurrues me ekipet më të mira kombëtare evropiane", përfundoi Izov.
Më 10 prill Maqedonia takohet me Norvegjinë, dhe starti është planifikuar për në orën 13:00. Dy ditë më vonë në të njëjtën kohë luajmë kundër Skocisë, ndërsa në raundin e fundit më 16 prill kundërshtari ynë është Austria.





