Shkëndija ka shënuar fitore bindëse ndaj Rabotniçkit duke festuar me rezultati 0-3 në stadiumin pranë FFN-së. Skuadra e drejtuar NGA Jeton Beqiri me lehtësi arrinë të arkëtoj tri pikë në konto.
Shkëndija kaloi në epërsi që në minutën e shtatë. Webster krosoi nga krahu i majtë, Tamba me një prekje e gjeti Krasniqin, i cili nga afërsia e goditi shtyllën, por tregoi gjakftohtësi dhe në përpjekjen e dytë e dërgoi topin në rrjetë.

Rasti i radhës për Shkëndijën erdhi në minutën e 24-t. Latifi ekzekutoi një goditje dënimi nga 30 metra, por topi kaloi pak mbi traversën e portës së Rabotniçkit.
Në minutën e 7-të, Shkëndija e dyfishoi epërsinë. Aksion i shpejtë i mysafirëve, u asistua Tamba, i cili doli përballë portierit Ondoa dhe realizoi me qetësi.

Në fillim të pjesës së dytë, Rabotniçki pati një rast të mirë për të ngushtuar rezultatin. Gaje rrëshqiti, ndërsa i sapofuturi në lojë Ariton Mehmedi u gjend në një mundësi të shkëlqyer dhe tentoi goditjen, por Gaje e korrigjoi gabimin e tij dhe arriti të reagoj.
Shkëndija e vulosi përfundimisht fitoren në minutën e 71-të. Tamba përgatiti rastin për Latifin, i cili me një goditje nga 12 metra arriti ta çojë rezultatin në 0‑3.





