Në "Shtëpinë e Futbollit" u përcaktuan me short çiftet për 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë. Mbrojtësit aktual i trofeut, ekipi i Vardarit, në 1/8 e finales do të përballet me ekipin e Novacit. Shkëndija e Tetovës mirëpret Tikveshin, ndërsa Makedonija Gj.P. takohet me finalistin e vitit të kaluar, Struga Trim Lum. Një derbi lokal do të luhet në stadiumin "Mladost" në Strumicë, kundërshtari i Bellasicës është Detonit Plaçkovica.
Kupa e Maqedonisë - 1/8 e finales (një ndeshje) (24.09.2025 dhe 29.10.2025)
MAKEDONIJA GJ.P. – STRUGA TRIM LUM
OHRID LIhnidos – SHKUPI 1927
VARDARI – NOVACI
BASHKIMI 1947 – SILEKSI
SHKËNDIJA Tetovë – TIKVESHI
RABOTNIÇKI – BREGALNICA 2008
SHKËNDIJA HARAÇINË – PELISTERI
BELLASICA – DETONIT PLAÇKOVICA





