Jonuzi: Shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv në Shtip

Skuadra e Bashkimit, pas 3 javësh në sezonin e ri të futbollit vendor, ende nuk ka regjistruar asnjë pikë dhe ende nuk ka shënuar asnjë gol! Ajo që gëzon drejtuesit e klubit nga Kumanova është paraqitja e fundit në përballjen e humbur me Arsimin, ku mungoi goli në paraqitjen e mirë në Gostivar.

Optimizmi te Bashkimi mbështetet te tradita, pasi që beson në rezultat pozitiv në duelet me Bregallnicën.

“Ndeshjet ndaj Bregallnicës ndër vite kanë qenë të mira për ne, pasi kemi marrë shpesh rezultate pozitive si mysafirë. Shpresojmë që edhe këtë herë të dalim me rezultat pozitiv,” tha në fillim Mal Jonuzi.

Futbollisti i Bashkimit beson në paraqitje të mirë të ekipit nga Kumanova në ndeshjen që do të luhet nën reflektorë në Shtip.

“Një ndeshje e bukur nën dritën e reflektorëve, për të kënaqur shikuesit dhe për të gëzuar publikun tone,” tha në fund Mal Jonuzi.

Ndeshja në mes Bregallnicës dhe Bashkimit do të zhvillohet në stadiumin në Shtip, në orën 19.00 dhe do të drejtohet nga arbitri Done Ristovski.