Ekipi nga Shtipi pret një tjetër fitore në shtëpi

Skuadra e Bregallnicës sonte në Shtip do të përballet me Bashkimin.

Skuadra nga Shtipi deri më tani ka fituar tri pikë pas triumfit ndaj Arsimit, ndërsa pësoi humbje në dy ndeshjet e tyre si mysafirë, kundër Vardarit dhe Shkëndjës së Tetovës.

Bregalnica është favorite në ndeshjen kundër Bashkimit, por skuadra e trajnerit Nikolla Kuzmanov duhet ta vërtetojë këtë në fushë.

Skuadra e Kumanovës vjen në Shtip me një seri prej tre humbjesh dhe plot 12 gola të pësuar, dhe asnjë të shënuar, dhe ky është një nga faktet që ushqen edhe më tej optimizmin te skuadra vendase.

Dueli nga raundi i katërt në LPFM-së në stadiumin në Shtip do të luhet në mbrëmje në orën 19:00 dhe për këtë arsye, pritet që tribuna e vetme të mbushet në maksimum me mbështetjen e tifozëve për të ndihmuar Bregallnicën të arrijë fitoren e dëshiruar.

"Po përgatitemi sa më seriozisht të jetë e mundur për çdo ndeshje dhe sfidën e radhës. Në Ligën e Parë, nuk ka kundërshtarë të dobët, nuk ka nënvlerësim dhe relaksim kundër askujt. Kimia në ekip është në nivelin më të lartë, i gjithë fokusi është te ndeshja kundër Bashkimit në fushën e vet. Ndeshja e mbrëmjes nën "Isar" dhe para publikut tonë besnik është vetëm një motiv shtesë për ne që të luajmë mirë dhe të marrim tre pikë të tjera", tha Blagoj Haxhi-Kimov.