Kalendari për sezonin 2026/27 mbetet i pandryshuar. Kërkesa e Vardarit për shtyrjen e ndeshjes së javës së parë nuk është pranuar

Federata e Futbollit të Maqedonisë informon opinionin publik se kërkesa e KF Vardar për shtyrjen e ndeshjes së javës së parë të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM) për sezonin 2026/2027 nuk është pranuar.

Kalendari i garave në Ligën e Parë dhe të Dytë të Futbollit të Maqedonisë, si dhe në Kupën e Maqedonisë për sezonin 2026/27, tashmë është miratuar nga organet kompetente të FFM-së dhe, për shkak të orarit specifik të ndeshjeve, nuk ekziston mundësia për ndryshime të mëtejshme të tij.

Në sezonin e ri, Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë do të zhvillohet sipas sistemit me 36 xhiro, gjë që kërkon planifikim të saktë dhe respektim të kalendarit të përcaktuar paraprakisht.

Njëkohësisht, gjatë përgatitjes së tij është marrë parasysh edhe aspekti sportiv, përkatësisht parimi i zhvillimit të ndeshjeve në ritmin e enjte / e diel / e enjte për klubet që marrin pjesë në garat evropiane për klube, praktikë kjo që zbatohet edhe në pjesën më të madhe të kampionateve kombëtare evropiane.

FFM kujton se edhe në sezonin e kaluar, për të njëjtat arsye dhe në respekt të parimit të trajtimit të barabartë, nuk janë pranuar kërkesat për shtyrjen e ndeshjeve nga një klub që merrte pjesë në garat e UEFA-se

Sipas kësaj, ndeshja e xhiros së parë të Ligës së Parë të Maqedonisë (LPFM) do të zhvillohet sipas kalendarit të përcaktuar, më 25 korrik 2026.