Kapinkovski shpall listën për ndeshjet miqësore me Sllovakinë

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-18 e udhëhequr nga trajneri Dimitar Kapinkovski, do të jetë mysafire e Sllovakisë më 30 shtator dhe 2 tetor, kur do të zhvillojë dy ndeshje miqësore.

Edhe pse ky nuk është një termin në kalendarin e UEFA-së, trajneri i Maqedonisë U-18, vendosi për këto dy ndeshje testuese, me të cilat synon përmirësimin e mëtejmë të aftësive të futbollistëve dhe të kontrollojë edhe njëherë formën e lojtarëve që ka ftuar.

Kapinkovski nuk mund të llogarisë te lojtarët, veçanërisht ata që luajnë jashtë Maqedonisë, dhe për këtë arsye ekipi që trajneri do të drejtojë në Sllovaki përbëhet kryesisht nga lojtarë që luajnë për klubet vendore.

Trajneri ka ftuar 19 lojtarë për dy ndeshjet e ardhshme:

Martin Gjorgiev, Gabriel Taleski, Ivan Tançev, Aleksandar Trajkov, Matej Sejmenov, Andrej Dimovski, Bojan Velkov (Brera), Ivo Markovski, Stefan Stamatovski (Vardari), Darko Jovçev (Makedonija Gj.P), Flori Iljazi (Shkëndija), Stefan Sekirski (Bellasica ) Alban Roçi (Struga Trim Lum) Floren Osmani( (Arsimi), Muhamed Mustafi (St. Gallen, Zvicër), Slavço Misajlovski (Teteksi), Damjan Bucevski (IMT, Serbi), Ridvan Memedovski (Skopje), Hristijan Markovski (Rabotniçki).