"Luanët" do të përpiqen t'ia prishin festën Vardarit

Ekipi i Makedonija Gj.P., në "meny-n" sot ka Vardarin si ndeshje finale e këtij sezoni vjeshtor të LPFM-së, dhe liderit e pretendenti për fitimin e titullit kampion vjeshtor.

Sezoni filloi më shumë se mirë për skuadrën nga Gjorçe Petrovin. Një klub i qëndrueshëm, një ekip i mirë dhe asgjë nuk tregonte se do të krijohej një situatë në të cilën gjysma e ekipit do të pezullohej, për shkak të problemeve të brendshme të klubit, dhe se "Luanët" do ta përfundonin gjysmën e sezonit me gjysmën e skuadrës të të rinjve.

Megjithatë, edhe në një situatë të tillë, Makedonija Gj.P., fitoi një pikë në Manastir,r aundin e kaluar, kështu që pse të mos bëjë të njëjtën gjë kjo skuadër sot në fushën e saj kundër favoritit të vërtetë të madh? Sigurisht që ka një motiv për këtë dhe kush nuk dëshiron të matë forcën e tij me Vardarin. Dhe nëse "luanët" do të arrijnë t'ia prishin festën Vardarit, mbetet për t'u parë.