Në kampionatin e futbollit vendor, sot do të dihet skuadra kryesuese pas pjesës së parë të kampionatit. Lideri aktual, skuadra e Vardarit, zhvillon duelin e saj të fundit këtë vjeshtë, që është pjesë e javës së 16-të të Ligës së Parë Futbbollistike të Maqedonisë. Dhe një triumf i mundshëm kundër ekipit të Makedonija Gj.P. na transfertë (ora 13:00) do të thotë qëndrim dimëror në poziciontën e liderit në LPFM.
Sigurisht, ekipi i Struga Trim Lum, po pret në hije, që Vardari të dështojë, duke vizituar Tikveshin në Kavadar, në terminin e njëjtë.
"Jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhemi. E dimë shumë mirë se çfarë do të thotë kjo ndeshje për klubin, për ne si ekip, për tifozët, për të gjithë. Kjo është arsyeja pse jemi të përgatitur maksimalisht. Nuk ka dyshim se do të hyjmë në këtë ndeshje sikur të luanim një finale. Shumë gjëra varen nga këto nëntëdhjetë minuta. Nuk ka rëndësi që po luajmë kundër Makedonija GJ.P. Do të silleshim njësoj edhe nëse do të ishte ndonjë ekip tjetër. Ky Vardar ka treguar se meriton të jetë në krye, të jetë lider, të jetë më i miri, sepse në 15 javët e fundit të këtij gjysmësezoni ka qenë i tillë. Më i miri, lideri, ka treguar më shumë. Sot shkojmë për një fitore dhe pastaj jemi në një pushim të merituar" - tha portieri i Vardarit, Davor Taleski.





