Liçina: Shkëndija e Haraçinës, ndaj secilit ekip kërkon fitore në terrenin vendas

Skuadra e Shkëndijës, e inkurajuar me fitoren e fundit, kundër Tikveshit në Kavadar, sot do të përballet me Arsimin. Kuqezinjët kërkojnë vazhdimin e serisë pozitive dhe të sigurojnë fitoren e parë para publikut të vet në stadiumin në Çair. Mbrojtësi me eksperiencë, Esmin Liçina, respekton kundërshtarin, por beson se tri pikët mbeten te skuadra nga Haraçina.

“Kundërshtari ynë është Arsimi, një ekip që e respektojmë maksimalisht. Megjithatë, ne jemi në formë të mirë dhe po luajmë para publikut tonë, ku duhet të fitojmë për të konfirmuar lojërat e mira dhe tre pikët e fituara në Kavadar”, tha Liçina.

Mbrojtësi 28 vjeçar beson se terreni vendas është një armë e fortë për Shkëndijën e Haraçinës.

“Unë besoj se Shkëndija e Harçinës do të shkojë q ëtë shënojë fitore ndaj secilës ekip me të cilën do të përballen në terrenin vendas,” tha në fund Esmin Liçina.

Në duelet e mëparshme midis këtyre dy ekipeve, Shkendija e Araçinës regjistroi një fitore në Gostivar, ndërsa dueli i fundit përfundoi me barazim 1-1.

Ndeshja midis Shkendijës së Araçinës dhe Arsimit do të luhet në stadiumin në Çair, me fillim në orën 16:30.