Goli magjik i Trajkovskit, Maqedonia humbi miqësoren me Arabinë Saudite

Perfaqesuesja "A" e Maqedonisë në futboll pësoi disfatë (1:2) nga Arabia Saudite në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Pragë, në stadiumin “Viktoria Zhizhkov”.

Maqedonia kaloi në epërsi me golin e shkëlqyer me gërshërë të Aleksandar Trajkovskit në minutën e 40-të, ndërsa Arabia Saudite barazoi pak para pushimit me golin e Firas Al Brikan.

Fitoren për Arabinë Saudite e siguroi Abdullah Al Hamdan, pasi mposhti Stole Dimitrievskin me një gjuajtje nga distanca, në minutën e 78-të.

Seleksionuesi Blagoja Milevski i dha Luka Stankovskit mundësinë të debutonte si titullar në këtë ndeshje miqësore.Nga fillimi i pjesës së dytë luajti edhe Elmin Rastoder, emri i ri në përfaqesuese, i cili aktivizohet te skuadra zvicerane Tun.

Që nga fillimi i ndeshjes, disa nga lojtarët titullar, si kapiteni Enis Bardi, Elif Elmas, Bojan Miovski, Darko Çurlinov, Gjoko Zajkov, qëndruan në stol, ndërsa disa prej tyre patën një shansin për tu inkuadruar më vonë.

Pas minutave të para, Arabia Saudite e kishte më shumë në posedim topin duke rezistuar për herë të parë në minutën e 27-të, kur Al Obod depërtoi në të majtë. Ai pati një shans për të gjuajtur, por vendosi të pasonte në zonën së penalltisë, por Visar Musliu arriti ta largonte topin.

Maqedonia u kundërpërgjigj nëpërmjet krosimit të Despotovskit, por Luka Stankovski dështoi ta arrinte topin në shtyllën e dytë të portës mysafire.

Në minutën e 30-të, Al Shamal godet me një gjuajtje nga distanca, por Stole Dimitrievski intervenoi duke e nxjerë topin jashtë, për një goditje nga këndi.

Dhjetë minuta më vonë, vjen supergoli i Aleksandar Trajkovskit. Ai shënon me një goditje akrobatike me gërshërë, duke kapur në mënyrë fantastike topin pas krosit të Despotovskit.

Megjithatë, pak para pushimit, Arabia Saudite arriti që të barazojë rezultatin. Al-Brikan shënoi golin për Arabinë Saudite në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë, u bënë disa zëvendësime në të dyja ekipet. Pas një ore loje, hynë në fushë Enis Bardhi dhe Elif Elmasi, dhe më herët ekipit tonë iu bashkuan Ilievski, Rastoder dhe Qamili.

Nuk pati raste me serioze për shënim deri në fund të ndeshjes.

Në minutën e 78-të, Arabia Saudite kalon në epërsi. Al Hamdan mori topin 30 metra larg portës së Maqedonisë, u afrua disa metra dhe më pas vendosi për një gjuajtje të fortë dhe precize nga distanca, duke mposhtur Stole Dimitrievskin.

Perfaqesuesja e Maqedonisë në futboll tani është përqendruar në ndeshjen e rëndësishme kualifikuese kundër Lihtenshtajnit, e cila do të luhet të dielën (7 shtator) në Arenën "Todor Proeski" në Shkup, duke filluar nga ora 18:00.

NDESHJE MIQËSORE NË PRAGË

ARABIA SAUDITE – MAQEDONIA 2:1 (1:1)

Stadiumi Viktoria Zizkov në Pragë. Gjyqtar: D. Stary (Republika Çeke). Shënues: Al Brikan 45′, Al Hamdan 78′ (S) – Trajkovski 40′ (M).

Kartona të verdhë: Kano, Al Senbi, Majrashi (S), Qamili (M).

ARABIA SAUDITE: Al Sanbi, Al Nasser (46′ Majrashi), Sulaiman, Tambakti, Al Harbi (86′ Al Musa), Al Kaibari, Kano, Al Juwair (78′ Ali), Al Shammat (67′ Al Hamdan), Al Brikan (67′ Al Shehri), Al Obod (67′ Al Sahafi).

MAQEDONIA: Dimitrievski, Despotovski, Velkovski (46′ Ilievski), Serafimov, Musliu, Alioski (46′ Qamili), Alimi (60′ Bardi), Atanasov, Stankovski (60′ Elmas), Trajkovski (46′ Rastoder), Ristovski (75′ Kostadinov).