Maqedonia U-15, fitore 2:0 në miqësoren kundër Shqipërisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-15 shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Shqipërisë, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Ohër. 

Maqedonia U-15 zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe me meritë arriti deri te fitorja kundër ekipit të Shqipërisë, i cili më parë kishte mposhtur Zvicrën e fortë. 

Ristiç në minutën e 46-të dhe Spiroski në minutën e 55-të ishin golashënuesit për ekipin e drejtuar nga Iljami Iseini. 

Në pjesën e parë, Spiroski dhe Veleski patën një shans për të hapur rezultatin, por portieri mysafir ishte më i suksesshëm. Boçevski goditi traversën e portës së Shqipërisë në minutën e 81-të. Veleski asistoi për golin e epërsisë, ndërsa Ristiç shënoi golin e dytë. 

Maqedonia U15: Dimitar Petrov, Mihajlo Pavlov, Matej Boçevski, Filip Gjorgioski, Amar Akiki, Luka Spiroski, Dardan Ademi, Stefan Ristiç, Ilija Aksentiev, Ognen Sivevski, Adrian Veleski;