Maqedonia U15, disfatë 2:0 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e dytë kontrolluese

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-15 u mposht me 2:0 nga skuadra përkatëse e Shqipërisë në ndeshjen e dytë miqësore të luajtur në Korçë.

Ekipi i trajnerit Ijami Iseini mund të pendohet për mundësitë e humbura në këtë ndeshje.

Pas pjesës së parë, Ristic, Pavlov dhe Stojanov patën raste të shkëlqyera. Kundërshtari shënoi me anë të Xhemalit në minutat e 17-të dhe 31-të.

Në pjesën e dytë, Maqedonia humbi disa raste të tjera të mira, me anë të Ristiçit dhe Stojanovit.

Maqedonia: Kristijan Neloski, Mihajlo Pavlov, Matej Boçevski, Amar Akiki, Luka Spiroski, Stefan Ristic, Pavel Stojanov, Isak Huseini, Mitko Stojanov, Blagojce Sedloski, Mario Stojçevski;

Përzgjedhës: Iljami Iseini;

Në ndeshjen e parë të luajtur në Ohër, Maqedonia U-15 shënoi fitore me rezultatin 2:0.