Përfaqësuesja e Maqedonisë U-15 u mposht me rezultatin 1:4 nga kombëtarja e Serbisë, në ndeshjen e parë miqësore të luajtur në qendrën stërvitore "Petar Miloshevski" në Shkup.
Lojtarët tanë të rinj e hapën ndeshjen më mirë dhe ishin të parët që kërcënuan seriozisht portën e kundërshtarit. Kostovski gjuajti fuqishëm nga distanca, por portieri serb ndërhyri me sukses dhe shpëtoi portën e tij.
Drejt fundit të pjesës së parë, Serbia tregoi cilësinë e saj dhe shënoi dy gola në më pak se shtatë minuta. Mateja Jovanoviç hapi serinë e golave në minutën e 39-të, dhe në minutën e dytë të kohës shtesë, Kabir Nailoviç e çoi epërsinë në 2:0.
Në fillim të pjesës së dytë, Vukashin Mirkoviç shënoi një tjetër gol për Serbinë dhe e çoi rezultatin në 3:0. Maqedonia u kërcënua pas një kohe të gjatë me anë të Amitit në minutën e 60-të, por pa ndryshuar rezultatin. Me një gol nga penalltia në minutën e 64-të, Pavle Prijoviç shënoi për 4:0. Tre minuta më vonë, Dorotej Hristov arriti ta zvogëlojë avantazhin e Serbisë dhe ta vendosë rezultatin përfundimtar në 1:4.
Maqedonia U-15: Ognen Bozhinovski, Hamza Zuberi, Ejman Emini, Fisnik Amiti, Din Roshajac, Kalin Avramovski, Dragan Petkov, Vasko Trajkov, Borjan Kostovski, Vigan Tairi, Dijar Aliu.
Jovan Jançevski, Jovan Danoski, Andreja Blazev, Pavel Dimoski, Filip Bogoevski, Arian Isaku, Ioan Gjorgievski, Jetmir Asani, Dorotej Hristov, Amar Neziri, Boris Mateski, Dijar Ajrulahu, Konstantin Trenov.
Përzgjedhësi: Goran Stankovski.
Serbia nën 15 vjeç: Strahinja Malinovski, Vuk Vukotiq, Mateja Tepavçeviq, Matija Nileviç, Luka Sokniç, Llazar Jevtiç, Pavle Prijoviç, Veljko Beriç, Kabir Nailoviç, Strahinja Radivojeviç, Mateja Jovanoviq.
Vuk Davidoviç, Fukasin Tomishiç, Andrej Dimitrijeviç, Strahinja Maksimoviç, Gjorgje Stanojeviç, Andrej Raçunica, Jovan Stanojçiç, Mihajlo Bankoviç, Petar Mijatov, Vukashin Mirkoviç.
Përzgjedhësi: Pavle Delibasic.
Ndeshja e dytë miqësore midis këtyre dy ekipeve kombëtare do të luhet më 27 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.




