Maqedonia U16 pësoi disfatë nga Serbia në turneun Ndërkombëtar "Milan Milaniç"

Përfaqësuesja e Maqedonisë U16 u mposht me rezultatin 2:0 nga skuadra përkatëse të Serbisë, e cila është organizatore e turneut ndërkombëtar "Milan Milaniç".

Ekipi i trajnerit Dragan Naçevski, pavarësisht humbjes nga kombëtarja e favorizuar e Serbisë, zhvilloi një ndeshje të mirë, në të cilën humbi disa raste të shkëlqyera për të shënuar gol. Maqedonia pati mundësinë më të mirë me anë të Fadil Islamovićit, në fund të pjesës së parë. Kundërshtari e hapi mirë ndeshjen dhe mori epërsinë e hershme 1:0 në minutën e 6-të. Golin e dytë, kombëtarja serbe e shënoi në minutën e 51-të të ndeshjes.

Serbia – Maqedonia 2:0 (1:0)

Maqedonia: Luka Grchevski, Stefan Temelkov, Martin Dzhangarovski, Dejan Spaseski, Fadil Islamoviç, Blendi Lacka, Soner Rakipi, Mateja Masev, Vulnet Ameti, Vasko Papaliski, Arda Iljazovski;

Përzgjedhësi: Dragan Naçevski;