Në ndeshjen e fundit të xhiros së pestë në Superligën e të rinjve, Rabotniçki e mposhti Teteksin në shtëpi me 4:1.
Rabotniçki kaloi në epërsi me golin e Jovan Milenkovskit në minutën e 4-t. Në minutën e 33-të, i njëjti lojtar e rriti epërsinë në 2:0 nga penalltia, ndërsa pas dy minutash lojë në pjesën e dytë, Andrej Nikollovski i dha vendasve epërsinë 3:0.
Në minutën e 65-të, Etnik Bexheti e ngushtoi epërsinë në 3:1, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Goran Gapiq në minutën e fundit të ndeshjes.
Lideri aktual, Vardari, fitoi një pikë në transfertën në Manastir, pasi ndeshja ndaj Pelisterit përfundoi pa fitues, 2:2.
Pelisteri kaloi në epërsi përmes Jakov Presilskit në minutën e 27-të. Dhjetë minuta më vonë, Nevzat Asani barazoi në 1:1, ndërsa në minutën e 61-të, Martin Taleski i dha vendasve epërsinë 2:1. Vardari barazoi përmes Jasmin Luka Gjorgievit, me golin e shënuar në momentet e fundit të ndeshjes.

Shkëndija e mposhti Shkupin me 4:2. Serinë e golave e hapën mysafirët në minutën e gjashtë përmes Rinor Sadikit. Në minutën e 12-të, Flori Iljazi barazoi në 1:1, ndërsa tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, Benart Jani i dha Shkëndijes epërsinë 2:1. Në minutën e 75-të, Ilir Xhoni shënoi golin e dytë për Shkupin, ndërsa në fund tetovarët, përmes Lorit dhe Leart Mehmetit, arritën fitoren e katërt në këtë sezon.
Bregallnica e Shtipit fitoi tri pikë në transfertën në Ohër, ndërsa golin e fitores e shënoi Aleksandar Nehtenini në minutën e 38-të.

Kadetët gjithashtu e zhvilluan xhiron e pestë të kampionatit. Pelisteri dhe AP Brera, që kryesojnë, fituan pikë të reja dhe u konsoliduan në dy pozitat e para.
Pelisteri triumfoi ndaj Makedonija GJ.P. me 3:1. Manastirasit kaluan në epërsi që në minutën e parë me golin e Matej Kekovskit. I njëjti lojtar e rriti epërsinë në 2:0 në minutën e 53-të, ndërsa pas saktësisht një ore lojë, Ajhan Ajrula shënoi golin e vetëm për mysafirët.
Fitoren e Pelisterit e vulosi Bobi Nedanovski me golin e shënuar në minutën e 61-të të ndeshjes.
AP Brera triumfoi ndaj Arsimit me 3:0, ndërsa të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Në minutën e 49-të, Matej Boçeski shënoi golin e parë për skuadrën nga Strumica. Katër minuta më vonë, Filip Mitev e rriti epërsinë në 2:0, ndërsa golin e tretë e shënoi Gligorije Ivanov në minutën e 58-të.

Fitoren më bindëse në këtë xhiro e regjistroi Bregallnica, e cila në Shtip triumfoi ndaj Teteksit me 5:0. Dy golat e parë të ndeshjes i shënoi Nikola Nikolovi, Petar Dimitrovi e rriti epërsinë në 3:0 në minutën e 57-të, ndërsa më pas në listën e golashënuesve u regjistruan Matej Fenevi dhe Ivan Rizovi.
Shkëndija e Tetovës, si mysafire, e mposhti Rabotniçkin me 3:0. Aulon Kurtishi shënoi në minutën e tretë dhe të 37-të për epërsinë 2:0, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Ajet Rexhepi në minutën e 43-të.
Struga Trim Lum shënoi fitore 2:0 në transfertën ndaj Shkupit, ndërsa golat i shënuan Altin Polisi dhe Ajet Tahiri.
Edhe në Superligën e pionierëve ishte në program xhiroja e pestë.
Pelisteri e mposhti Makedonija GJ.P. dhe e vazhdoi ecurinë perfekte në kampionat. Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, kur Andrej Spirovski, Damjan Strezovski dhe Lambro Dimitar Anastasovski e mposhtën portierin mysafir.
Bregallnica, e dyta në renditje, triumfoi ndaj Teteksit në Shtip me 5:1. Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e parë me golin e Dushan Vasilevskit. Në minutën e 42-të, Luka Panovi e rriti epërsinë në 2:0, ndërsa vetëm pas tre minutash lojë në pjesën e dytë, Almir Aliu shënoi golin e vetëm për tetovarët.

Në minutën e 68-të, Ivan Kocevi shënoi golin e tretë për Bregallnicën, ndërsa deri në fund të ndeshjes në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Stefan Radevski dhe Damjan Mitashevi.
Shkëndija e Tetovës triumfoi 4:0 në transfertën ndaj Rabotniçkit, AP Brera dhe Arsimi barazuan 3:3, ndërsa Shkupi e mposhti Struga Trim Lum-in me 1:0.





