Në ditën e dytë të turneut zhvillimor për vajza deri në 15 vjeç në Strumicë, përfaqësuesja e Maqedonisë u mposht nga Mali i Zi me 3:1.
Përfaqësuesja e Maqedonisë kaloi në epërsi me golin e Jonida Likës në minutën e 16-të. Në pjesën e dytë, Mali i Zi barazoi përmes Jelena Sariqit në minutën e 65-të.
Leticija Habiboviqi në minutën e 81-të i dha Malit të Zi epërsinë 2:1, ndërsa rezultatin përfundimtar 3:1 e vendosi Sariqi me një gol në fundin e ndeshjes.
Në ndeshjen e dytë, përfaqësuesja e Turqisë triumfoi ndaj Moldavisë me 6-0, ndërsa të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë.
Tripletë regjistroi Mari Nila Sulivani, ndërsa në listën e golashënueseve u regjistruan edhe Mejra Feriku, Su Belinaj Tunçel dhe Lina Buhan.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Turqia është e para me dy fitore, Mali i Zi dhe Moldavia ndajnë vendin e dytë, ndërsa Maqedonia është e fundit pa fitore deri tani në turne.
Ndeshjet e fundit janë në program të mërkurën, me fillim në orën 11.00. Maqedonia do ta presë Turqinë në stadiumin Kukush në Turnovë, ndërsa Mali i Zi dhe Moldavia do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit në stadiumin Pandev në Strumicë.





