Shkupi shikon drejt Çairit dhe shpreson për triumfin e parë në elitë

Shkupi fitoi tre pikë në gjashtë xhirot e para të Ligës së Parë të Futbollit, pasi tre herë barazoi me rivalët. Kishte edhe një kalendar të vështirë, ndaj pozita e fundit në tabelë megjithatë nuk duhet të duket tepër zhgënjyese. Por, është e qartë se mblidhen shumë më tepër pikë kur arrihet fitorja.

Kjo është dëshira e ekipit nga Avtokomanda për ndeshjen e sotme si mysafir në Çair dhe duelin me Shkëndija Araçinovon.

„Jemi të gatshëm për përballje dhe mendojmë për fitore“, porosisin nga FC Shkupi.

Ndërkohë, Shkupi angazhoi edhe disa emra të rinj, kështu që tani trajneri Muarem Muarem ka në dispozicion një përbërje më cilësore.

Ndeshja ndërmjet Shkëndija Araçinovos dhe FC Shkupit është caktuar për në orën 16:00 në stadiumin e Çairit.