Maqedonia U16: Tre humbje në turneun zhvillimor në BeH

Përfaqësuesja e Maqedonisë për vajzat nën 16 vjeç, mbylli pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar të zhvillimit të UEFA-s, që u zhvillua në Bosnjë e Hercegovinë, duke pësuar 3 humbje.

Futbollistet e reja të Maqedonisë, zhvilluan 3 takime dhe u përballen me bashkëmoshataret e tyre nga Sllovenia, Ukraina dhe Bosnja e Hercegovina.

Në raundin e parë të turneut të zhvillimit, u mundëm nga skuadra vendase me rezultatin 2:0.

Në raundin e dytë humbëm 4:0 ndaj Ukrainës, dhe në raundin final ndaj Sllovenisë 2:1.

Shënuesja e golit të vetëm të këtij turneu ndërkombëtar ishte Melanija Grozdanova.