Përfaqësuesja e Maqedonise U-17, me fitoren bindëse 9:0 ndaj Gjibraltarit, u ndal në vendin e dytë në Grupin 2 dhe u kualifikua për në fazën elitare për Kampionatin Evropian, falë një diference golash, që është më e mirë se Hungaria, e cila humbi bindshëm ndaj Republikës Çeke në javën e fundit të kualifikimeve të luajtura në Strumicë dhe Turnovë!
Maqedonia ishte dominuese ndaj kundërshtarit në stadiumin e Turnovos, duke shënuar nëntë gola, ndërsa diferenca mundej të ishte edhe dyshifrore nëse do të ishin shfrytëzuar disa raste të mira.
Seria e golave filloi në minutën e 23-të kur Mihajlovski i jep një top të shkëlqyer golashënuesit të trefishtë Papaliski, i cili nuk pati probleme ta mposht portierin kundërshtar. 11 minuta më vonë, edhe Laçka u përfshi në listën e golashënuesve. Një depërtim solo nga Papaliski në anën e majtë i cili ia kaloi Laçkës, që mposhti Bonfanten nga e para. Dy gola të tjerë deri në fund të pjesës së parë. Fillimisht në minutën e 41-të, Xhangarovski asistoi për Mihajlovskin, i cili lehtësisht e drejtoi topin në rrjetë. Dhe në minutën e parafundit të pjesës së parë, Papaliski, pas një krosimi nga ana e majtë të Mitrevskit, dërgoi gjuajtje jo aq të fortë, por jashtëzakonisht të saktë për 0:4 në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, golashënuesit ishin edhe më të entuziazmuar për gola. Në minutën e 53-të, Cvetkovski merr një top të rikuperuar dhe ngrit rezultatin. Tre minuta më vonë, Xhangarovski bëri më të mirën e tij në zonën e penalltisë për golin e radhës që të ngritë epërsinë në gjashtë gola. Në minutën e 61-të, një penallti u akordua për Maqedoninë pasi portieri Bonfante ndaloi Xhangarovskin. I njëjti lojtar e shndërroi atë në gol.
Papaliski kompletoi “hat-trick”-un në minutën e 68-të kur mposhti portierin kundërshtar me një gjuajtje nga 20 metra. Goli i fundit u shënua në minutën e 89-të nga Mamuti, i cili arriti të shënonte nga dhjetë metra për 9-0.
Në aksionin tjetër, Maqedonia mund të kishte shënuar golin e dhjetë, por dështoi të ekzekutonte një aksion në një situatë ku dy persona ishin vetëm me portierin.
U-17, KUALIFIKIMET E EURO-SË, FAZA E PARË
MAQEDONI – GJIBRALTAR 9:0 (4:0)
Stadiumi: Kukush në Turnovë
Gjyqtar: Dmytro Kubriak (Ukrainë).
Shënues: Papaliski 23′, 44′, 68′, Ljaçka 34′, Mihajlovski 41′, Cvetkovski 53′, Xhangarovski 56′, 61′ (p), Mamuti 89′
Kartat Z: Çedomirski (M) – Bonfante, Drakes, Poggio (G).
MAQEDONIA: Grçevski, Cvetkovski, Ivanov, Mihajlovski, Mitev, Mitrevski, Çedomirski (76′ Bajrami), Laçka, Xhangarovski, Mahmuti, Papaliski.
Trajneri: Vladimir Kolev.
GIBRALTAR: Bonfante (70′ Avellano), Pecino, Kay, Haddad, Drakes, Soleci (59′ Ramirez), Lambias (70′ Barbara), Poggio, Omara (46′ Phillips), Martinez (59′ Bonnet), Rowbottom.
Trajneri: Victor Gonzalez.
REZULTATET, java e tretë:
GIBRALTAR – MAQEDONI 0:9
HUNGARI – REPUBLIKA ÇEKE 1:7
TABELA:
1. REPUBLIKA ÇEKE 3 3 0 0 22:1 9
2. MAQEDONIA 3 1 1 1 11:4 4
3. HUNGARI 3 1 1 1 11:9 4
4. GJIBRALTAR 3 0 0 3 0:30 0





