Maqedonia U18, Barazim kundër Sllovenisë në Ptuj

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-18 luajti 1:1 në ndeshjen e parë miqësore kundër Sllovenisë në fushën mysafire në Ptuj. 

Ekipi ynë i ri luajti një ndeshje të shkëlqyer, veçanërisht në pjesën e dytë. Patëm disa raste të mira dhe me të vërtetë mund të pendohemi që nuk shënuam golin e dytë. Goli për Maqedoninë u shënua nga Nenad Damjanovski.

Përfaqësuesja e Maqedonisë e filloi ndeshjen me këtë formacion: David Ilkovski, Zlatko Radevski, Gorazd Ristovski, Abdula Aslani, Luka Atansovski (kapiten), David Stojanovski, Nenad Damjanovski, Emir Shabotiq, Hisar Ali, Marko Kish, Admir Latifi. Në pjesën e dytë luajtën edhe Loki, Islami, Zaturovski dhe Sharkovski. 

Takimi i dytë kontrollues është planifikuar për nesër në të njëjtën fushë në Ptuj, duke filluar nga ora 11:00.