Maqedonia dominoi, por në fund vetëm 1:1 kundër Shqipërisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në kuadër të kualifikueseve për Kupns e Botës në Rusi, por në fund takimi u mbyll me barazim 1-1 kundër Shqipërisë. Kjo e fundit kaloi në epërsi 0:1 nga shansi i saj i parë me anë të Roshit, dhe Aleksandar Trajkovski barazoi nga pika e bardhë në 1:1.

Maqedonia e meritoi më shumë fitoren, por portieri Berisha, i shpëtoi. Portieri i Shqipërisë bëri mrekulli, veçanërisht në minutat e fundit kur Maqedonia kërkoi fitoren me të gjitha forcat. Ai ndali dy herë Nestorovskin, i cili kishte raste ideale. Pastaj ndaloi edhe gjuajtjet e Alioskit dhe Pandevit. Shqipëria kaloi e para në epërsi, dhe kjo ndodhi pas gjuajtjes së parë drejt golit të Dimitrievskit. Sadiku kroson, Roshi gjuan me kokë dhe topi nga shtylla e djathtë përfundon në rrjetë. Maqeonia u përgjigjëm me një sulm të shpejtë, ku Pandev goditi ashpër me kokë në minutën e 70-të, mirëpo Hisaj reagon nga vija e portës. Pasuan dy bombat e Alioskit, por Berisha sërish shpëton Shqipërinë. Alekandar Trajkovski barazon nga pika e bardhë në minutën e 78-të. Një penallti e pastër pas një prekjeje me dorë nga mbrojtja kuqezi dhe pas një goditjeje me kokë nga Kire Ristevski. Maqedonia meritonte tre pikë, por në fund duhej të kënaqet me një pikë.

Maqedonia ishte një kundërshtare më e mirë, Nestorovski u përball dy herë me portierin kundërshtar, por Berisha ishte më i suksesshëm. Radeski dhe Triçkovski hynë në momentet e fundit, por rezultati nuk ndryshoi pavarësisht lojës së mirë.