Maqedonia kontolluese me Arabinë Saudite: Çdo ndeshje e përfaqësueses është një detyrim dhe privilegj!

Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë do të luajë një ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite në stadiumin Viktoria Zizkov në Pragë (ora 17:00). Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për trajnerin Blagoja Milevski për të kontrolluar formën e lojtarëve, para ndeshjes kualifikuese kundër Lihtenshtajnit, e cila do të zhvillohet pas tre ditësh (7 shtator) në Shkup.

Kombëtarja e Arabisë Saudite është pjesëmarrëse në Kupën e Botës, një rivale që meriton respekt maksimal.

"Arabia Saudite është pjesëmarrëse e rregullt në Kupën e Botës dhe e shoh ndeshjen si një sfidë për të gjithë lojtarët tanë. Mendoj se të gjithë ata që do të luajnë do të jenë në funksion të asaj që na pret të dielën, që është ndeshja me Lihtenshtajnin. Pres që secili individ të tregojë maksimumin e tij dhe të imponohet në rritjen e konkurrencës në ekip. Dua të shoh që Maqedonia mundet, edhe përmes atyre që kanë më pak kohë loje, lojtarëve që kërkojnë mjedise të reja ose që më vonë vendosën statusin e tyre të klubit", tha trajneri Blagoja Milevski.

Për lojtarët e ekipit kombëtar, çdo ndeshje me fanellën kombëtare është e veçantë dhe ata i afrohen asaj me shumë motivim. Edhe Elif Elmas e theksoi këtë.

"Ne gjithmonë dalim në fushë duke kërkuar fitoren , të vetëdijshëm për cilësinë që kemi. Çdo paraqitje për Maqedoninë është një motiv më tepër dhe shpresojë se kjo ndeshje miqësore do të jetë me shumë domethënëse për ne. Ky duel do të na japë shumë, sepse të gjithë do të shohim se sa larg kemi arritur dhe çfarë përgatitjesh kemi bërë. Po luajmë kundër një rivali serioz, pamë video incizime nga Arbia Saudite dhe për këtë arsye do të kemi përqendrim maksimal. Kjo ndeshje është një përgatitje dhe uverturë e shkëlqyer para duelit me Lihtenshtejnin", deklaroi Elmas, i cili është përqendruar maksimalisht në ekipin e përfaqësues pas përfundimit të transferimit të tij te Napoli.

Ndeshja midis Maqedonisë dhe Arabisë Saudite fillon në orën 17:00 në stadiumin Viktoria Zizkov në Pragë. Në ndeshjet kokë më kokë, sauditët kanë qenë më të mirë, me një fitore dhe një barazim.