Në prag të ndeshjes miqësore Arabia Saudite – Maqedonia e cila do të zhvillohet në stadiumin Viktoria Zizkov të Pragës. Futbollisti ynë Elif Elmas dha opinoin e tij për këtë takim. Për skuadrën përfaqësuese do të jetë një provë e rëndësishme për ndeshjen kualifikuese me Lihtenshtajnin.
"Për ne, ndeshjet miqësore nuk ekzistojnë. Pres që ky takim të na dhuroj shumë, sepse të gjithë po shohim se sa larg kemi arritur dhe çfarë përgatitjesh kemi bërë. Po luajmë kundër një rivali serioz, shikuam pamje filmike për Arabinë Saudite dhe për këtë arsye do të kemi përqendrim maksimal. Kjo ndeshje është një përgatitje e shkëlqyer para ndeshjes me Lihtenshtejnin. Bëra përgatitje të mira, e `ndiej vetën se jam gati. Këto dy ndeshje do të kenë shumë rëndësi për mua, sepse pas një kohe të gjatë do të shfaqem përsëri në një ndeshje me rëndësi të madhe."
Arabia Saudite është një ekip që luan me shumë posedim dhe di si ta mbajë topin, kështu që do të duhet të jemi maksimalisht të përqendruar. Ne gjithmonë dalim në fushë pas një fitoreje, të vetëdijshëm për cilësinë që kemi. Çdo paraqitje për Maqedoninë është një motiv plus dhe besoj se kjo ndeshje miqësore do të jetë shumë e dobishme për ne.”





