Makedonija Gj.P. shënon fitore bindëse në duelin me Arsimin

Në ndeshjen e parë të javës së nëntë në Ligën e Parë të Futbollit, Makedonija Gj.P mposhti Arsimin me rezultatin 4:1 dhe pas triumfit të sotëm u ngjit në pozicionin e gjashtë në tabelë.

Serinë e golave në stadiumin Gjorce Petrov e hapi Gjorge Stoilov në minutën e 13-të, kur pas një asisti nga Klinton Osei, arriti të mposhtë portierin kundërshtar.

Pas vetëm tetë minutash lojë në kohën shtesë të ndeshjes, Martin Talakov e çoi epërsinë e ekipit vendas në 2:0.

Arsimi e riktheu "goditjen" në minutën e 68-të, kur Shefik Shefiti tundi rrjetën e Makedonija Gj.P.

Në njëzet minutat e fundit të ndeshjes, skuadra vendase shënoi dy gola, për të siguruar një fitore bindëse.

Pas disa rasteve të humbura për shënim, Guerrero shfrytëzoi një gabim të portierit të Arsimit dhe Makedonija GJP kaloi në epërsi me 3:1. Dhe në minutën e parafundit të ndeshjes, Kire Markoski shënoi për vendasit për fitoren bindëse me 4:1.